Per sherbimin delivery, porosia minimale është 1000 lek. Transporti brenda unazës kushton 300 lek, jashtë unaze 500 lek.

AKULLORJA

NJË KUJTIM PËR ÇDO SHIJE!

Ne investojmë kohë dhe përpjekje për të arritur shije të cilat do të nguliten në mendjen tuaj përgjithmonë.

Qumështi i freskët dhe teknologjia më e mirë italiane bën akulloren tonë një nga më të mirat në qytet. Aparaturat tona dhe përbërësit natyralë janë të njëjta me ato që mjeshtrat e akullores përdorin sot në gjithë botën.

Mund të përzgjidhni nga plot 40 lloje të ndryshme. Ashtu si në çdo krijim tonin, edhe akullorja është një miksim shijesh dhe kujtimesh. Një kaush ju çon pas në kohë, një tjetër ju bën të shijoni momentin e një tjetër të planifikoni për të ardhme të ëmbla.

GJEJ ATË QË TI DO!