Per sherbimin delivery, porosia minimale është 1000 lek. Transporti brenda unazës kushton 300 lek, jashtë unaze 500 lek.

FURRA TITO

NJË KUJTIM PËR ÇDO SHIJE!

Ne investojmë kohë dhe përpjekje për të arritur shije të cilat do të nguliten në mendjen tuaj përgjithmonë.
Brumi është specialiteti ynë. Që në fillimet tona, buka ka qenë një nga produktet që na dallon. Tashmë stafi ynë prej 60 furrëtarë të zotë gatuan rreth 40 lloje bukësh të ndryshme. Nga një lloj për çdo person, për çdo humor dhe për çdo preferencë. Procesi që ne kryejmë për të sjellë gjithmonë shijen që ju kërkoni ndërthur përbërësit cilësorë me talentin. Fermentimi zgjat 4 orë dhe pjekja kryhet me mjeshtëri. Ne i gatuajmë bukët tona për t`ju sjellë jo vetëm një shije, por një kujtim. Ushqimet më të mira janë ato që të kthejnë pas në fëmijëri, që të bëjnë të mendosh, ëndërrosh e të vësh një buzëqeshje në fytyrë.

GJEJ ATË QË TI DO!