RRETH NESH
NË PASTICERI TITO GJEN ATË QË TI DO!
Buka e mirë vjen nga puna, durimi e masa të mirëllogaritura. Një tortë apo ëmbëlsirë e shijshme gatuhet nga po këta përbërës. Një histori suksesi po ashtu. Pasticeri Tito është garancia që ti të marrësh atë që do, kur e do dhe si e do.
Shërbejmë prej 20 vitesh me pëkushtim dhe kujdesin maksimal, që çdo tortë, çdo bukë, çdo ëmbëlsirë, çdo panetone, çdo bakllava, kadaif dhe çdo produkt tjetër të vijë në tryezat tuaja me cilësinë që gjithmonë keni dëshiruar.
NJË KUJTIM...
Që prej 10 majit 2003, Pasticeri TITO e përdor këtë recetë me besnikëri. Ja pse produktet tona janë cilësore dhe atmosfera e ëmbël. Kjo recetë ju jep atë që ju doni prej më shumë se 20 vjetësh.
Me dy degë në kryeqytet dhe mijëra klientë në gjithë Tiranën, Pasticeri TITO nuk ndalon asnjëherë. Punojmë pa u lodhur për atë çfarë dimë të bëjmë më mirë. Krijo dhe ti kujtimet e tua me secilin produkt tonin, pasi me secilin produkt ju do krijoni një kujtim. Një kujtim që mbetet gjatë…
...PËR ÇDO SHIJE!
Qëllimi ynë kryesor është të jemi sa më pranë konsumatorit, sa më pranë jush. Në çdo vakt, në çdo gëzim e çast të rëndësishëm të familjes suaj. Duam t`ju lumturojmë sadopak duke qenë pjesëtarë të përhershëm në tavolinat tuaja. Dhe ne e dimë me siguri se do të jemi pjesëtarë të përhershëm, falë recetës sonë dhe besimit tuaj. Secila shije e secilit produkt ne Pasticeri Tito, do ju krijojë një ndjesi. Një ndjesi që lidhet me kujtimin e castit, e që ngelen bashkë në përjetësi.